Aktualitet

I strehuar në vilën në mes të pyllit, Policia italiane megaoperacion për kapjen e shqiptarit të shumëkërkuar, si zbarkoi

19 Dhjetor 2019, 19:46 Nga DOSJA
I strehuar në vilën në mes të pyllit, Policia italiane

ITALI– Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali në kuadër të operacionit “Fluturimi i Lirë” pasi akuzohej se kishte kontrabanduar drogë. Shqiptari ishte shpallur në kërkim që nga maji i vitit 2018, me një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Bolonjës.

OPERACIONI

Operacioni për kapjen e tij është bërë me ndihmën e Forcave Ajrore, të cilat me anë të një helikopteri kanë lokalizuar nga lart vendndodhjen e shqiptarit, duke identifikuar kështu edhe rrugët me të cilat mund të arratisej shqiptari.

Më pas, nisi aksioni i arrestimit.

Mëngjesin e së mërkurës, 12 forca policie rrethuan shtëpinë dhe prisnin që ‘bashkëjetuesi’ i të shumëkërkuarit, po ashtu shqiptar të largohej nga banesa për të shkuar në punë pasi ushtronte profesionin e muratorit. Shqiptari i kërkuar ishte ende duke fjetur kur policia ndërhyri për ta arrestuar.

Gjatë kontrollit në vilën në mes të pyllit, Policia gjeti 26 gram kokainë, një peshore elektronike, një letërnjoftim grek dhe një patentë shoferi false. Ndaj shqiptarit kishte edhe një urdhër-arresti nga autoritetet greke.

Tashmë në ‘telashe’ ka hyrë edhe shoku që e priti dhe e strehoi 35-vjeçarin e shpallur në kërkim. Ndaj tij është depozituar një kallëzim penal.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali operacioni fluturimi i lirë arrestohet shqiptari ne itali itali operacioni fluturimi i lirë

Sondazh

Poll