Aktualitet

Ndodh edhe kjo! Paslëkundje tërmeti në Vorë, ‘tmêrrohen’ shqiptarët, dynden në faqen e EMSC-së, hedhin poshtë siste

19 Dhjetor 2019, 17:56 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Paslëkundje tërmeti në Vorë,

TIRANË– Organizata e Pavarur Shkencore EMSC nuk është hapur për të raportuar magnitudën e tërmetit që lëkundi tokën pasditen e sotme. (Lexo këtu)

Por arsyeja ka qënë se faqja e tyre është mbingarkuar nga përdorimi i shqiptarëve, të cilët pas paslëkundjeve janë ‘turrur’ për të zbuluar se sa ishte forca e saj.

“Po merremi që të rregullojmë problemet. Na vjen keq. Lëkundja e pastërmetit në Shqipëri ka krijuar probleme. Do bëjmë ç’të jetë e mundur. Kjo tregon se të qënit një organizatë OJF pa fonde të përherëshme bën që shpërbimi të jetë i vështirë për t’u mbajtur,”-shkruhet ndër të tjera në Twitter. 

Një komentues i pyet i çuditur se vërtetë ka qënë Shqipëria ajo që ka shkaktuar një mbingarkesë të sistemit.

“Po një paslëkundje e ndodhur në një vend si Shqipëria që ka 180 mijë përdorues të aplikacionit ‘LastQuake’”, shkruhet në Twitterin e tyre.

Pasditen e sotme, vendi ynë u godit nga një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Kësaj here epiqendra ishte në fshatin Dumje të Vorës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emsc (last quake) termet ne vore emsc (last quake) termet ne vore

Sondazh

Poll