Aktualitet

Shêrr në Tiranë, gjakôset në kokë e këmbë 38-vjeçari, Policia shoqëron disa persona (Emri+detaje)

19 Dhjetor 2019, 17:27 Nga DOSJA
Shêrr në Tiranë, gjakôset në kokë e

TIRANË–Një 38-vjeçar i identifikuar si Santi Xhaferi është gjetur me dëmtime në trup pasditen e sotme në zonën e Saukut pranë Sanatoriumit.

Paraprakisht u dyshua se ishte një plâgosje me ârmë zjarri, por pas kontrollit të mjekëve rezultoi se kishte marrë dëmtime në kokë dhe në këmbë si pasojë e mjeteve të forta.

Xhaferi është pikasur nga kalimtarët e zonës, të cilët edhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me një tjetër person, por ende nuk dihen detaje për arsyet që ka çuar në konflikt.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ka nisur nga puna për zbardhjen e rastit dhe për ndalimin e autorit të plagosjes së të riut. Ndërkohë që disa persona janë shoqëruar. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje ne sauk santi xhaferi tirane plagosje ne sauk santi xhaferi tirane

Sondazh

Poll