Aktualitet

Paketa Anti-shpifje, shqiptarët në Vjenë protestojnë para zyrave të OSBE-së: Respektoni të drejtat tona

19 Dhjetor 2019, 18:54 Nga DOSJA
Paketa Anti-shpifje, shqiptarët në Vjenë protestojnë para

TIRANË– Shqiptarët e Vienës kanë protestuar ditën e sotme para zyrave të OSBE-së. Pas miratimit të paketës Anti-shpifje, shqiptarët e Vjenës, me pankarta në duar janë drejtuar për në zyrar e OSBE-së dhe kanë protestuar në mënyrë paqësore.

Fotot e pyre janë publikuar nga gazetari Gjetgj Erebara, në profilin e tij në Facebook.

Faleminderit shqiptarëve të Vienës që na e çuan protestën për lirinë e shprehjes te zyrat e OSBE.
“OSCE should uphold rights, not trade them (respektoni të drejtat, mos i shisni ato)”.
#FreedomofSpeechMatters
#FolSotNesërMundtëJetëVonë– shkruan Erebara në status.

 

 

Ky reagim vjen pas seancës maratonë në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj erebara miratohet paketa antishpifje shqiptaret protestojne para osbe-se gjergj erebara miratohet paketa antishpifje shqiptaret protestojne para osbe-se

Sondazh

Poll