Aktualitet

Rikthehen lëkundjet e tërmetit, sizmologu apel qytetarëve: S’ka vend për panik! (VD)

19 Dhjetor 2019, 17:25 Nga DOSJA
Rikthehen lëkundjet e tërmetit, sizmologu apel qytetarëve:

TIRANË- Pas tërmetit të pak minutave më parë, i cili shkaktoi sërish frikë tek qytetarët, ka folur sizmologu Rexhep Koçi.

Në një lidhje telefonike me News24, sizmologu tha se tërmeti ka qenë me magnitudë 4.3 i shkallës rihter, ndërsa ftoi qytetarët që mos të krijojnë panik pasi këto lëkundje janë tërësisht normale.

“Para disa minutash është regjistruar në veri të Durrësit, me magnitudë 4.3 në thellësi 29 kilometra. Unë jam në Kryevidh dhe nuk e kam dëgjuar. Kjo lëkundje është në funksion të asaj rutine, që ndjekin tërmetin kryesor. Nuk ka vend për t’u shqetësuar apo ngjallur panik”-tha ai.

Pasditen e sotme, vendi ynë u godit nga një tërmet me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Kësaj here epiqendra ishte në fshatin Dumje të Vorës. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne vore tragjedia e 26 nentorit 2019 vore termet ne vore tragjedia e 26 nentorit 2019 vore

Sondazh

Poll