Aktualitet

Akuzohet se kompensoi objektin e shpronësuar një herë/ Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj

Arlind Gjokutaj u arrestua më 11 Janar 2023, pas një hetimi që lidhej me një dëmshpërblim prone dy herë, në mënyrë të jashtëligjshme.

8 Tetor 2024, 16:41 Nga E. D
Akuzohet se kompensoi objektin e shpronësuar një herë/ Prokuroria
Prokuroria e Tiranës

TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkon të dënojë me dy vite burg ish-Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë. 

Gjithashtu Gjokutaj u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet.

Arlind Gjokutaj u arrestua më 11 Janar 2023, pas një hetimi që lidhej me një dëmshpërblim prone dy herë, në mënyrë të jashtëligjshme. Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave ra në pranga bashkë me përmbaruesin Alban Ruli atë kohë dhe drejtorin Juridik të Ministrisë së Financave, Fatmir Hoxhaj.

arlind gjokutaj prokuroria e tiranës

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2024, 15:14 I.A

Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders!

Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai është një personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Nd&eum...