Aktualitet

Përfshihet nga flakët magazina në Lezhë, shkrumbohet e gjitha, ende nuk dihet shkaku i zjarrit

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar.

8 Tetor 2024, 14:28 Nga N.F
Përfshihet nga flakët magazina në Lezhë, shkrumbohet e
Magazina

LEZHË- Një magazinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Kakarriq të Lezhës. Mësohet se magazina shërbente si bazë ushqimore për bagëtitë.

Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit tek zona e banuar. Nga raportimet në terren bëhet me dije se nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

lezhe magazine zjarr

Sondazh

Poll