Turqia emëron Imam turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë
xhamia e namazgjase ne tirane TIRANË- Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar, Enes Bastur, si Imam të Xhamisë s&e...
Ajo shtoi se bashkë më protestues të tjerë shkuan për të fikur zjarrin dhe pas disa minutash i shuan të gjithë flakët. Emiri theksoi se policia për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit. Ajo shtoi se babi i saj mund të kishte vdekur.
TIRANË- Aktorja e njohur, Juli Emiri ka reaguar në lidhje me plagosjen e babait të saj gjatë protestës së djeshme të opozitës. Në një reagim në "Facebook" Emiri ka ndarë video nga plagët që ka marrë babai saj ndërsa tha se një polic i hodhi flakëhedhësin babait të saj te këmbët.
Ajo shtoi se bashkë më protestues të tjerë shkuan për të fikur zjarrin dhe pas disa minutash i shuan të gjithë flakët. Emiri theksoi se policia për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit. Ajo shtoi se babi i saj mund të kishte vdekur.
Postimi i plotë:
Ky është babi im. Një nga flakëhedhëset që një protestues e hodhi në drejtim të bashkisë, një nga policët ia hodhi babit te këmbët. Babi mori flakë. Unë u sula t'ia shuaj, bashkë me protestues të tjerë. U dogja dhe unë. Pas disa minutash, ku godisnim me ç'të mundnim, flaka u shua. Gjatë gjithë kësaj kohe, policët për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit.
Babi mund të kishte vdekur sot. Nga ata që lexojnë këtë status, ka një pjesë që u bëhet qejfi e thonë "mirë t'u bëhet/ç'u duhej të dilnin/vetë hodhën flakëhedhëse(jo babi)", ka një pjesë që u vjen tmerrësisht keq jo thjesht për babin,por se kuptojnë diktaturën që po u riinstalohet para syve me vrasës gjakftohtë dhe u shtohet forca dhe motivi për ta mposhtur dhe një pjesë që u vjen keq por mendojnë "shyqyr që nuk isha/ja pse nuk duhet dalë në protestë se shiko ç'ndodh" pa e kuptuar sa shpejt do u vijë radha. Kjo pjesa e fundit është ajo që ka mbajtur gjithnjë Shqipërinë zvarrë, të nënshtruar, të pushtuar, të skllavëruar, që sjell e risjell diktaturën në një formë apo në një tjetër, periodikisht. Historia përsëritet aq herë sa nuk zëmë mend!

xhamia e namazgjase ne tirane TIRANË- Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar, Enes Bastur, si Imam të Xhamisë s&e...
protesta TIRANË- Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestime, procedimet dhe sekuestrimet pas protestës së mbrëmjes s&eum...
Kujtim Ymeri TIRANË- Gjatë protestës së djeshme të opozitës është plagosur një nga protestuesit i cili p&...
Foto ITALI- Autoritetet italianë kanë vënë në pranga një 26-vjeça shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur...
Foto ilustruese KORÇË- Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në fshatin Dardhë të Korçës. M&...
protesta TIRANË- Disa nga mediat prestigjioze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestëskombëtare të orga...
Foto ilustruese GREQI- Autoritetet greke kanë venë në pranga një 47-vjeçar shqiptar pasi ka ngacmuar seksualisht një 1...
Neritan Halilaj VLORË- Pak ditë pas vdekjes foshnjes 5-ditëshe në maternitetin e Vlorës, familjarët e viktimës kërk...
pamje nga protesta TIRANË- Disa orë pas protestës kombëtare të opozitës, policia ka arrestuar një person dhe ka procedua...
pamje nga sherri GREQI- Mediat greke kanë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë filmuar momentin kur dy vëllez&eum...