Aktualitet

Aksident në Lezhë/ Makina përplas ciklomotorin, një i plagosur, transportohet drejt Traumës

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Tale në orën 12:00. 

8 Tetor 2024, 14:37 Nga N.F
Aksident në Lezhë/ Makina përplas ciklomotorin, një i
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident është regjistruar mesditen e sotme në Leshë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Tale në orën 12:00. 

Sipas njoftimit të policisë një makinë ka përplasur një ciklomotor. Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak/ Rreth orës 12:00, në fshatin Tale, automjeti me drejtues shtetasin Gj. B., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin S. M..

Nga përplasja është dëmtuar shtetasi S. M., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll