Aktualitet

Mes tyre dhe fëmijë/ Disa persona përfundojnë në spital me simptoma helmimi në Dibër

Në Dibër është ngritur një grup hetimor dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të helmimit. 

8 Tetor 2024, 14:48 Nga I.A
Mes tyre dhe fëmijë/ Disa persona përfundojnë në spital
Spitali i Dibres

DIBËR- Një numër personash janë paraqitur në spitalin e Dibrës me simptoma helmimi. Mësohet se mes personave të shtruar në spital, janë dhe fëmijë. Në Dibër është ngritur një grup hetimor dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të helmimit. 

Njoftimi i Policisë:

Dibër/informacion paraprak Komisariati i Policisë Dibër, ka marrë njoftim se disa shtetas (mes tyre dhe disa të mitur), banorë të bashkisë Dibër, ishin paraqitur në spitalin rajonal të qytetit të Peshkopisë, për ndihmë mjekësore me simptoma si ata të helmimit. Me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit. Në përfundim të hetimeve, do të ketë informacion më të detajuar.

helmim ne diber

Sondazh

Poll