Aktualitet

Banorët e Niklës në protestë, kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar "Ramazan Karaj", bllokojnë rrugët

Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

8 Tetor 2024, 15:41 Nga M.B
Banorët e Niklës në protestë, kërkojnë
Foto nga vendi i ngjarjes

NIKËL- Disa banorë të njësisë administrative Nikël, të Bashkisë Krujë, kanë protestuar në qendër të kësaj njësie duke bllokuar rrugët pasi kërkojnë rindërtimin e shkollës së mesme të bashkuar "Ramazan Karaj". Prej afro 4 vitesh fëmijët e zonës frekuentojnë shkolla alternative dhe e zhvillojnë mësimin me turne.

Shkolla e mesme e bashkuar “Ramazan Karaj” u dëmtua në tërmetin e 2019 duke u bërë dhe pjesë e shkollave të cilat do përfshiheshin në programit e rindërtimit me financim të Bashkimit Europian, EU4Schools.

Pas shembjes së shkollës asnjë avancim nuk u bë për rindërtimin e sajë duke shkaktuar shkëputjen e kontratës me EU4Schools. Tani shkolla është pjesë e programit të rindërtimit si pjesë e Komisionit të rindërtimit nën drejtimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

nikel

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2024, 15:14 I.A

Mirë se vini në Javën e Kolonel Sanders!

Emri i tij nuk vjen nga bota e filmave apo ajo e librave. Ai është një personazh që vjen nga bota reale, nga ajo e biznesit… Nd&eum...