Aktualitet

Paketa Antishpifje/ Lega: Frenon lirinë dhe të drejtën e informacionit, Shqipëria po bën hapa pas

19 Dhjetor 2019, 17:03 Nga DOSJA
Paketa Antishpifje/ Lega: Frenon lirinë dhe të drejtën e

TIRANË– David Lega, koordinatori për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian dhe ka folur për ligjet për median shqiptare, teksa theksoi se paketa anti-shpifje e çon Shqipërinë një hap mbrapa.

Reporteri u shpreh ndër të tjera se ky ligj frenon lirinë e medias dhe të drejtat e informimi ka thënë reporter David Leka për mediat.

Ndëra Michael Gahler, Koordinator i PPE-së për Punët e Jashtme, shtoi: “Ne vërejmë me shqetësim të thellë që shumica parlamentare e qeverisë shqiptare, e udhëhequr nga Kryeministri socialist Rama, miratoi dhe dy ligje për median në kundërshtim të hapur me rekomandimet specifike të bashkësisë ndërkombëtare.  Komisioni Evropian, Këshilli i Evropës, si dhe media dhe organizatat shqiptare dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile kishin shprehur kundërshtime të forta kundër këtyre ligjeve.  Ne vërejmë se anëtari ynë i PPE-së, Partia Demokratike, shprehu rezistencë të fortë kundër miratimit të këtyre ligjeve dhe mbështet rekomandimet evropiane dhe ndërkombëtare.”

Deklarata vjen pas seancës maratonë në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(m.p/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet david lega ligji per median shqiptare parlamenti europian david lega ligji per median shqiptare parlamenti europian

Sondazh

Poll