Aktualitet

Nuk ka paqe! Sërish tërmet i fortë në Shqipëri, sizmiologët: S’ka vend për panik! (Të dhëna)

19 Dhjetor 2019, 16:05 Nga DOSJA
Nuk ka paqe! Sërish tërmet i fortë në Shqipëri,

TIRANË– Shqipëria nuk gjen qetësi pas tërmetit të 26 nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe qindra të plagosur. Një tjetër lëkundje është ndjerë pasditen e sotme në orën 17:03 minutame epiqendër në Domje të Vorës.

Mësohet se magnituda e lëkundjes ishte 4.3 e shkallës Rihter me 10 kilometra thellësi, duke e bërë të ndjehet edhe më shumë.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik tek qytetarët që kanë mbushur menjëherë rrugës nga frika e rrëzimit të ndonjë pallati. Ministria e Mbrojtjes deri më tani bën me dije se nuk ka raportime për dëme, ndërsa sizmiologët shprehen se tërmeti ishte i zakonshëm dhe konsiderohej si paslëkundje.

Pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, në vend kanë vijuar pasgoditetjet, që sipas ekspertëve kanë qënë normale. Disa prej tyre kanë qënë më të forta se të tjerat.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne vore tragjedia e 26 nentorit 2019 vore termet ne vore tragjedia e 26 nentorit 2019 vore

Sondazh

Poll