Aktualitet

U zgjodh në krye të SPAK, Kraja: Do jem i ashpër me këdo që shkel ligjin, falenderoj edhe ata që s’më votuan

19 Dhjetor 2019, 15:25 Nga DOSJA
U zgjodh në krye të SPAK, Kraja: Do jem i ashpër me këdo

TIRANË- Arben Kraja, i sapo zgjedhuri në krye të SPAK është shprehur se qytetarët nuk duhet të kenë besim tek ai pasi do të bëjë gjëra të mira.

Në një prononcim për mediat, Kraja u shpreh se do të tregohet i ashpër me të gjithë ata që do të shkelin ligjin.

“Falenderoj të gjithë anëtarët, edhe ata që s’më votuan. Qytetarët të kenë besim pasi do të bëjmë gjëra të mira. Do jem i ashpër me këdo që shkel ligjin,”- u shpreh Kraja. 

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Reagime edhe nga politika shqiptare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja arben kraja kreu i spak arben kraja arben kraja kreu i spak

Sondazh

Poll