Aktualitet

Zgjedhja e Krajës në krye të SPAK, SHBA jep mesazhin e prerë: Mbështesim transparencën në drejtësi

19 Dhjetor 2019, 15:02 Nga DOSJA
Zgjedhja e Krajës në krye të SPAK, SHBA jep mesazhin e

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar sërish pas betimit të tetë prokurorëve të cilët u betuan këtë mëngjes si anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme.

Në një postim në rrjetet sociale, Shtetet e Bashkuara përmes ambasadës së tyre në Tiranë, shkruajnë se e mbështesin këtë vendim dhe theksojnë se do të vazhdojnë të jenë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë.

 

 

“Shtetet e Bashkuara qëndruan krah Shqipërisë kur reforma në drejtësi u miratua në 2016-ën. Ne ishim aty kur filloi procesi i vetingut dhe ndërsa themeloheshin këshilli i lartë gjyqësor dhe këshilli i lartë i prokurorisë. Edhe sot, i Ngarkuari me Punë Daniel Koski ishte aty ndërsa tetë prokurorët e rinj të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK) bënë betimin e tyre përpara Presidentit Ilir Meta. Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të qëndrojnë në krah të atyre që janë angazhuar për t’i sjellë shqiptarëve sistemin etik dhe transparent të drejtësisë që ata të gjithë meritojnë,”– shkruan ambasada teksa ka publikuar edhe disa foto nga ceremonia e betimit.

Më herët, në një reagim të mëparshëm, ambasada e SHBA-ve shkruanin përgëzimet e tyre për betimin e tetë prokurorëve.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta dhe kanë nisur punën. Pas ceremonisë së betimit kanë ardhur reagime nga SHBA e BE, të cilat kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Ndërkohë dhe politika shqiptare ka reaguar, ku si maxhoranca dhe opozita janë shprehur se sot është një ditë e rëndësishme dhe SPAK do godasë krimin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane ambasada e shba ne tirane

Sondazh

Poll