Aktualitet

‘Televizorë të thyer në tokë, pranga dhe maskë të zezë para gojës’, të rinjtë protestojnë para kryeministrisë ku

19 Dhjetor 2019, 15:48 Nga DOSJA
‘Televizorë të thyer në tokë, pranga dhe maskë

TIRANË– Disa të rinj, paraditen e sotme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë zhvilluar një protestë simbolike para godinës së kryeminisë kundër paketës anti-shpîfje.

Të rinjtë janë shtrirë në tokë dhe kanë vendosur pranë tyre disa televizorë, pranga e disa pankarta me fjalën ‘gjôbë’ pranë tyre.

Më pas ata kanë zënë edhe gojën me disa shirita të zinj duke dërguar një mesazh kundër paketës së propozuar nga mazhoranca për mediat. Gjithashtu ata kanë hedhur në tokë edhe kazanët e mbeturinave që janë të vendosur në krah të godinës së qeverisë.

Ditën e djeshme paketa antishpîfje u miratua pas seancës maratonë në Kuvend, e cila u finalizua me votimin e pro draftit të propozuar nga maxhoranca. Për ligjin, gjatë seancës së djeshme Rama tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet miratohet paketa antishpifje protesta para kryeministrise miratohet paketa antishpifje protesta para kryeministrise

Sondazh

Poll