Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ Kandidati Arben Kraja kërkesë pranë KLP: Të përjashtohet Bazaj nga votimi, ka konflikt interesi

19 Dhjetor 2019, 13:49 Nga DOSJA
Gara për kreun e SPAK/ Kandidati Arben Kraja kërkesë pranë

TIRANË– Arben Kraja ka paraqitur pranë KLP një kërkesë, ku kërkon përjashtimin e anëtarit Tartar Bazaj nga votimi për drejtues SPAK për konflikt interesi.

“Të përjashtohet Tartar Bazaj nga votimi, ka konflikt interesi”, është shprehur Kraja.

Kraja ka pasur dosjen e Bazaj nga ku ka dhënë dorëheqjen nga hetimi administrativ. Anëtaret japin mendimin e tyre nëse anëtari i KLP Tartar Bazaj është apo jo në konflikt interesi.

SPAK sot ka marrë dritën jeshile. 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion janë betuar para Presidentit Meta. Prokurori Arben Kraja është zgjedhur kryetar i tyre për 3 vite pa të drejtë rikandidimi. Ai premtoi se do të ishte i ashpër me ata që do shkelin ligjin. Ndërkombëtarët kanë përshëndetur formimin e strukturës së re. Reagime edhe nga politika shqiptare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja mbledhja e klp tartaj bazaj arben kraja mbledhja e klp tartaj bazaj

Sondazh

Poll