Aktualitet

Aksidentohet minatori në Bulqizë/ Pas grevës, kompania “hakmerret” me punëtorët, u ndryshon pozicionet e punës

19 Dhjetor 2019, 14:27 Nga DOSJA
Aksidentohet minatori në Bulqizë/ Pas grevës, kompania

BULQIZË– Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka publikuar një aksident, i cili ka ndodhur në në minierën e Albchrome në Bulqizë. Sindikata bën me dije se minatori Tush Asllani është plagosur nga një masiv kromi në pjesën e kokës, duke rrezikuar edhe syrin e tij të djathtë, si dhe në pjesë të tjera të trupit.

Sipas Sidikatës ky  aksident nuk është i rastësishëm, pasi pas grevës disa-ditore të minatorëve, kompania Albchrome u ka ndryshuar pozicionin e punës shumë minatorëve. Kjo gjë ka ndodhur edhe me minatorin e Tush Asllanin, të cilin nga zjarrmtar e kanë detyruar të punojë në proces tjetër, jashtë profilit të tij të punës, duke u bërë kështu shkak edhe për aksidentin.

Postimi i plotë i Sindikatës së Minatorëve të bashkuar të Bulqizës:

Ditën e sotme ka ndodhur aksidenti i radhës në minierën e Albchrome sh.p.k në Bulqizë. Gjatë procesit të punës, minatori Tush Asllani është plagosur nga një masiv kromi në pjesën e kokës, duke rrezikuar edhe syrin e tij të djathtë, si dhe në pjesë të tjera të trupit, si këmba, krahu etj. Pas ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Bulqizës, prej pak minutash Tushi është nisur me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti që i ndodhi sot Tush Asllanit nuk është i rastësishëm. Pas grevës disa-ditore të minatorëve, në mënyrë të padrejtë dhe duke shkelur Rregulloren e Sigurimit Teknik, kompania Albchrome u ka ndryshuar pozicionin e punës shumë minatorëve. Kjo ka ndodhur edhe me Tush Asllanin, të cilin nga zjarrmtar e kanë detyruar të punojë në proces tjetër, jashtë profilit të tij të punës. Ky ka qenë edhe shkaku i aksidentit!

Këtë rast e kemi paralajmëruar dhe denoncuar prej ditësh. I kemi bërë thirrje kompanisë Albchrome që të ndalë këto praktika ndëshkuese ndaj minatorëve, të cilat ju rrezikojnë edhe jetën. Madje ju jemi drejtuar edhe institucioneve përgjegjëse. Por nuk ka patur asnjë reflektim nga ana e kompanisë. Albchrome sh.p.k është përgjegjëse për aksidentin!

Duke i uruar shërim të shpejtë shokut tonë Tush Asllani, zotohemi që do ta ndjekim këtë rast deri drejtësia të vendoset në vend!

Rreth 3 javë më parë, kompania Albchrome pushoi nga punpa asnjë paralajmërim Elton Debreshin, punonjës prej 6 vitesh në AlbChrome, vetëm 5 ditë pasi ky i fundit u zgjodh si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Në një shpjegim për Dosja.al, Debreshi sqaroi situatën e krijuar mes minatorëve dhe Albchrome, ku denoncoi edhe kushtet e punës për mbi 600 punonjës. Ndërsa në reagimin e saj “AlbChrome”  u shpreh se protesta ka në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe thotë se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët.  Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti në bulqizë greva e minatoreve te bulqizes minatori tush asllani aksidenti në bulqizë greva e minatoreve te bulqizes minatori tush asllani

Sondazh

Poll