Aktualitet

E rrahën me leva, gardiani i burgut në Fier vret të dashurin e motrës dhe shokun e tij, shkak sherret e mëparshme (EMRAT)

19 Dhjetor 2019, 11:32 Nga DOSJA
E rrahën me leva, gardiani i burgut në Fier vret të dashurin e

FIER– Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, përkatësisht 22dhe 26 vjeç janë ekzekutuar ditën e sotme me armë zjarri nga një tjetër person që punonte si guardian burgu në burgun e Fierit, i identifikuar si Martin Skëndaj.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në oborrin e poliklinikës në Patos, ku pas një përleshjeje fizike, Skëndaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi dy të rinjtë.

Elis Kapaj mbeti i vdekur në vend, ndërsa Manol Rrapaj ndërroi jetë disa orë më vonë në spitalin e Fierit ku u transporua me urgjencë.

Si nisi zanafilla e ngjarjes, njëri nga viktimat ishte i dashuri i motrës së gardianit

Dosja.al ka mësuar se ngjarja e rëndë e ka zanafillën nga një konflikt i hershëm, pasi një nga viktimat, Manor Rapaj ishte i dashuri i motrës së autorit, Skëndaj. Për këtë arsye ky i fundit kishte pasur zzënka të herëpashershme me Rapajn, derisa një ditë 26-vjeçari i zuri pritë bashkë me mikun e tij, viktimën tjetër, 22-vjeçarin Elis Kapaj.

Sipas policisë, dy të rinjtë, Elis Kapaj nga fshati Kashisht, dhe Manol Rrapaj nga fshati Kuqa, e kanë pritur mëngjesin e sotëm gardianin në një ambient larg poliklinikës, dhe sapo e kanë pikasur, e kanë qëlluar me leva duke e lënë të plagosur.

Menjëherë pas sherrit, Skëndaj ka shkuar në poliklinikë për të marrë mjekimin e nevojshëm për plagët dhe aty është ndeshur sërish me dy të rinjtë, të cilët kanë filluar ta qëllojnë sërish. Në sherr e sipër, gardiani Martin Skëndja ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi dy të rinjtë, duke sjellë kështu ngjarjen e rëndë më dy viktima.

Pas krimit, gardiani ka tentuar të largohet me vrap nga vendngjarja por është arrestuar vetëm pak minuta më pas nga efektivët blu.

(a.b/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elis kapaj manol rapaj tronditet patosi vrasja e dy gardianeve vrasja ne patos elis kapaj manol rapaj tronditet patosi vrasja e dy gardianeve vrasja ne patos

Sondazh

Poll