‘Gazetarët tanë janë shpallur në kërkim’, Jeta Osh Qef: Po na hetojnë për pastrim parash e financim nga ISIS
19 Dhjetor 2019, 10:09Nga DOSJA
TIRANË- Në një kohë që paketa anti-shpifje ende nuk ka hyrë në fuqi, duket se autoritetet kanë nisur sulmet ndaj mediave të ndryshme. Denoncimi i parë është bërë nga Jeta Osh Qef, portal i cili pak ditë më parë u sulmua me akuzën se kishte shpërndarë një fake news.
Në një postim në mediat sociale drejtuesit e JOQ shkruajnë se stafi i tyre është vënë nën sulme të paprecedenta.
“Ndërkohë që bëhet debat për ligjin e portaleve, për JOQ Albania kjo ishe është bërë ligj dhe maliq. Ëebsite ynë, i cili ka nr më të lartë të vizitave ësthë bllokuar nga Qeveria pa asnjë njoftim, pa asnjë vendim gjykate dhe pa asnjë arsye zyrtare.
Gazetarët e JOQ janë shpalllur në kërkim nga Sandër Lleshaj dhe Drejtoria e Antiterrorit. Prokuroria e Rilindjes po heton JOQ për pastrim parash droge dhe për financime nga ISIS. Pushka top le t’iu bëhet se ne kemi me vete Zonit, të vertetën dhe shqiptarët e ndërshëm.”, shkruhet në njoftimin e JOQ.
Deklarata bëhet pas votimit në Kuvend, të paketës anti-shpifje nga maxhoranca. Në seancë, para votimit, Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend. Jashtë Kuvendit gazetarër protestuan dhe kërkuan anulimin e ligjit.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pas tre vitesh hetimet, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen për Ergys Faslinë, i cili akuzohej për terrorizëm. Krimet e Rënda ...
TIRANË- Pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka emëruar ditën e djeshme ka emëruar gjyqtarët që do të j...
TIRANË- Pas ditëve me diell, sot rikthehen sërish reshjet e shiut në vendin tonë.Vranësirat do të intesifikohen gjatë pasdites ku pas mesnatës priten reshj...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë diten e djeshme ka zhvilluar intervistat me kandidatët për kreun e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPA...
TIRANË- Debati për Teatrin Kombëtar pritet të kthehet sërish në kushtet kur Bashkia e Tiranës duket se nuk ka në plan të heqë dorë nga projekti për prishje...