Aktualitet

Prezantohet tenderi për Aeroportin e ri të Vlorës, Klosi: Jo vetëm turistik, zhvillon edhe ekonominë e zonës (VD)

19 Dhjetor 2019, 10:49 Nga DOSJA
Prezantohet tenderi për Aeroportin e ri të Vlorës, Klosi: Jo

TIRANË– Prezantohet tenderi për Aeroportin e ri të Vlorës. Ndërsa punimet për ndërtimin e tij pritet të fillojnë më 31 Maj 2020, kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Bledi Klosi, teksa shtoi se ky projekt do të promovojë Shqipërinë turistike

Aeroporti i Vlorës, lajm i mirë për botën e turizmit. Ky projekt do të promovojë Shqipërinë turistike. Në maj fillojnë punimet për aeroportin e ri. Investimet në infrastrukturë janë më një rëndësi të madhe.Aeroporti, jo vetëm turistik, por edhe zhvillon ekonominë”, tha ministri Klosi.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj tha se ky projekt do të do të ketë ndikim në rritje në 10% për ekonominë e zonës, si dhe  do të ndikojë në thithjen e investitorëve të huaj.


“Ndikimi në ekonomi ka dy impakte të jashtëzkonshme, e para do të ketë ndikim në rritje në 10% për ekonominë e zonës, e dyta do të ndikojë në thithjen e investitorëve të huaj. Ne mendojmë se e gjithë kjo mundësi do të rivitalizojmë besimin e qytetarëve”,
tha Denaj.

Në fjalën e tij Kryebashkiaku Dritan Leli u shpreh se ky projekt ka një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi.

“Shumë pak njerëz do ta besonin dhe do ta shihnin si një projekt të realizueshëm. Sot jam këtu për të garantuar atë që premtuam pak kohë më parë dhe sot do të behët realitet. Lungomarja, një ndër projektet më të kritikuara është kthyer një ndër zonat më të vizituara në Vlorë. Na del një detyrë e madhe për akomodimin dhe përgatitjen e stafeve njerëzore. Të gjitha këto kanë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonomi”, u shpreh kryebashkiaku Leli.

(am/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i vlores anila denaj bledi klosi dritan leli prezantohet tenderi per aeroportin aeroporti i vlores anila denaj bledi klosi dritan leli prezantohet tenderi per aeroportin

Sondazh

Poll