Aktualitet

U kapën brenda shtëpisë së barit me 3 mijë rrënjë kanabis, dënohen me burg 2 shqiptarët në Skoci, droga kishte vlerë 1.7 milionë stërlina (EMRAT)

Gjatë kontrollit u u gjetën rreth 3000 bimë kanabis. Në lidhje me kultivimin e drogë u vendosën në pranga 27-vjeçari Indrit Saraçi i cili u dënua me tre vjet e nëntë muaj dhe 37-vjeçari Adiol Hila i cili u burgos me tre vjet e katër muaj. Vendi u mor nga Gjykata e Sherifit të Dundee të martën e 1 tetorit.

4 Tetor 2024, 18:04 Nga N.F
U kapën brenda shtëpisë së barit me 3 mijë
Shqiptarët e dënuar

SKOCI- Dy shqiptarë janë burgosur pasi u shpallën fajtorë pas u kapën teksa kultivonin kanabisi në Dundee të Skocisë. Sipas raportimeve droga kishte vlerë rreth 1.7 milionë stërlina. Operacioni për zbulimin e kanabisit u zhvillua më 8 janari të këtij viti ku oficerët ekzekutuan urdhra kontrolli në Rrugën Lorne dhe Rrugën Ash.

Gjatë kontrollit u u gjetën rreth 3000 bimë kanabis. Në lidhje me kultivimin e drogë u vendosën në pranga 27-vjeçari Indrit Saraçi i cili u dënua me tre vjet e nëntë muaj dhe 37-vjeçari Adiol Hila i cili u burgos me tre vjet e katër muaj. Vendi u mor nga Gjykata e Sherifit të Dundee të martën e 1 tetorit.

Detektivi Luke Doogan tha se po punohet për të bërë të mundur kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë që merren me kultivimin e kanabisit. 

“Droga mund të ketë një ndikim shkatërrues te njerëzit dhe kjo tregon vendosmërinë tonë për t’i larguar këto substanca të dëmshme nga komunitetet tona dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në furnizimin e tyre”, tha ai. 

skoci droge shqiptare indrit saraçi adiol hila

Sondazh

Poll