Aktualitet

VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, niveli i ujit deri tek trafikndarëset, bllokohet qarkullimi në disa rrugë

Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit. Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkakë të përmbytjes.

4 Tetor 2024, 16:39 Nga N.F
VIDEO/ Reshjet e shiut përmbytin Vlorën, niveli i ujit deri tek
Vlorë

VLORË- Ditën e sotme vendi është "pushtuar" nga ndryshimi i motit teksa reshjet e shiut prej disa orësh kanë rënë me intesitet të lartë. Kjo ka sjellë që situata në disa qytete të jetë më e agravuar ku ka edhe përmbytje. Nga pamjet e publikuara nga qyteti i Vlorës duket se uji ka marrë në "dorë" vendin ndërsa rrugët janë mbushur plot me uji.

Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit. Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkakë të përmbytjes.


Në një tjetër video të publikuar nga JOQalbania duken makinat e bllokuara në rrugë ndërsa niveli i ujit është rritur shumë. Siç shihet edhe në videon e më poshtë uji ka arritur deri tek trafikndarëset.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

vlore shi permbytje

Sondazh

Poll