Aktualitet

"Janë evakuar 22 familje"/ Situata kritike nga përmbytjet në Vlorë, kryebashkiaku: Kemi kërkuar ndihmë nga ushtria

Po ashtu ai ka bërë me dije se është çarë një tubacion i ujërave të larta, dhe se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për përballimin e situatës. 

4 Tetor 2024, 17:57 Nga r.ll
"Janë evakuar 22 familje"/ Situata kritike nga përmbytjet
ermal dredha

VLORË- Situata kritike nga përmbytjet dhe moti i keq paraqitet në qytetin e Vlorës. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.

Po ashtu ai ka bërë me dije se është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit, dhe se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për përballimin e situatës. 

Nga pamjet e publikuara më herët nga qyteti i Vlorës duket se uji ka marrë në "dorë" vendin ndërsa rrugët janë mbushur plot me uji. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit. Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejtuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkak të përmbytjes.

permbytjet ne vlore

Sondazh

Poll