Aktualitet

Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Fugoni i pasgjerëve përplaset me atë të mallrave, gjashtë persona përfundojnë në spital

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

4 Tetor 2024, 17:46 Nga r.ll
Aksident në aksin Levan-Tepelenë/ Fugoni i pasgjerëve
pamje nga aksidenti

LEVAN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë. Një furgon me pasagjerë është përplasur me një tjetër fugon mallrash.

Sipas informacioneve, aksidenti ka ndodhur në Buzëmadh të Cakranit, ndërsa raportohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

Deri tani dyshohet se përplasja u shkaktua nga manovra e gabuar e njërit prej drejtuesve dhe lagështia në rrugë. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

aksident ne levan-tepelene

Sondazh

Poll