Aktualitet

Shuma marramendëse, zbulohet sa para i morën grabitësit shoferit të taksisë në zonën e Ish-Bllokut

Taksisti i kishte marrë paratë nga një pikë këmbimi valutor për t'i dërguar më pas në bankë.

4 Tetor 2024, 17:17 Nga r.ll
Shuma marramendëse, zbulohet sa para i morën grabitësit shoferit
foto ilustruese

TIRANË- Një grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në zonë e Ish-Bllokut në kryeqytet, ku dy persona të paidentifikuar i kanë grabitur para një shoferi taksie.

Sipas informacioneve, shoferi i taksisë ka deklaruar para policisë se shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro. 

Taksisti i kishte marrë paratë nga një pikë këmbimi valutor për t'i dërguar më pas në bankë. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

 

grabitje ne tirane

Sondazh

Poll