4 Tetor 2024, 15:27
Nga r.ll

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar pjesmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion me drejtues deputetin socialist, Fatmir Xhafaj.
Po ashtu KLP ka caktuar edhe dy emrat që do të jenë përfaqësuesit e tyre në këtë komision. Dy emrat e zgjedhur janë Arta Mandro anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve.
Në njoftimin e KLP-së theksohet se diskutimi për caktimin e dy përfaqësueve u bë në mbledhje informale dhe që nga ai moment, nuk ka pasur zhvillim të mëtejshëm me komisionin.
NJOFTIMI I PLOTË
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur në mbledhjen e së hënës që të caktojë dy anëtare, Arta Mandro anëtare e KLP nga shoqëria civile dhe Vate Staka nga radhët e prokurorëve.
Nisur nga zhvillimet e fundit dhe interesimin e medias, ne lidhje me qendrimin e KLP-se mbi Komisionin e Posaçem, ju njoftoj se gjate mbledhjes se dt. 16.08.2024, eshte diskutuar per perfaqesimin e institucionit ne kete komision.
Sic jeni njohur edhe me njoftimin zyrtar te kesaj mbledhjeje,
https://klp.al/2024/08/16/njoftim-per-media-mbi-zhvillimin-e-seances-plenare-16-08-2024/
Eshte diskutuar parimisht, me pas gjate dites se hene, ne mbledhje informale dhe eshte dakordesuar per t’u perfaqesuae me 2 emra; znj. Arta Mandro anetare jo prokurore dhe z. Vate Staka anetar prokuror.
Theksoj ka qene MBLEDHJE INFORMALE. Qe nga ky moment, nuk ka pasur me zhvillim te metejshem me komisionin.
Ju flm per bashkepunimin dhe pune te mbare.
KLP është i vetmi institucion i pavarur i drejtësisë që ka pranuar pjesmarrjen në Komision Anti-Korrupsion. Më herët Këshilli i Lartë Gjyqësor u bë institucioni i radhës që refuzoi dërgimin e përfaqësuesve duke iu bashkuar, Prokurorisë së Përgjithshme, SPAK, ILD, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.
Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë më herët ditën e sotme ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion. Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaçme, ILD-ja është bërë institucioni i tretë që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë Komision. Edhe Gjykata e Lartë ka shprehur se nuk do të marrë pjesë në Komisionin Antikorrupsion të Partisë Socialiste. Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin.
Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.
këshilli i lartë i prokurorisë
Aktualitet
4 Tetor 2024, 15:18
KLGJ
TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka refuzuar dërgimin e një pjesmarrësi në Komisionin e Posaçëm A...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 15:01
I.A
Zjarri
KRUJË- Digjet një shtëpi dykatëshe në fshatin Larushk të Krujës. Gjatë mesditës së sotme reshjet m...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 14:57
Gjergj Erebara
Policia
TIRANË- Shqipëria ka tashmë një shef të ri të Policisë së Shtetit pas dorëheqjes së kreut të...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 14:15
Takimi
SUEDI- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Stokholm. I shoqëruar nga ambasad...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 13:27
I.A
Adriatik Kalemi
TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Adriatik dhe Julian Kalemin. Pasi i a...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 12:02
I.A
Shtëpia e Bardhë
TIRANË- Shqipëria ka marrë një rol të rëndësishëm në luftën kundër kë...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 12:45
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur biçikleta në zona t&e...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 12:32
M.B
Trafiku
TIRANA- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe kryeqytetin ditën e sotme ku në disa zona është...
Aktualitet
4 Tetor 2024, 12:21
M.B
Foto ilustruese
ELBASAN- Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Elbasan, pasi e zuri poshtë një pemë që po priste....
Aktualitet
4 Tetor 2024, 11:57
M.B
Xhovana Nikolli dhe Enea Themollari
TIRANA- Xhoavana Nikolli ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se fqinji i saj Enea Themollari ndërroi jet...