Aktualitet

Një tjetër institucion i pavarur i drejtësisë refuzon Komisionin Anti-Korrupsion, KLGJ: Jemi të hapur për opinione, por nuk dërgojmë përfaqësues

Kështu, KLGJ bëhet institucioni i gjashte i pavarur i drejtësisë që refuzon pjesmarrjen në Komisionin Antikorrupsion. 

4 Tetor 2024, 15:18 Nga DOSJA
Një tjetër institucion i pavarur i drejtësisë refuzon
KLGJ

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka refuzuar dërgimin e një pjesmarrësi në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn. KLGJ ka theksuar se janë të hapur për të dhënë opinione por nuk do të dërgojnë përfaqësues të tyre në komision.

Kështu, KLGJ bëhet institucioni i gjashtë i pavarur i drejtësisë që refuzon pjesmarrjen në Komisionin Antikorrupsion. Prokuroria e Përgjithshme refuzoi po ashtu sot pjesmarrjen në komision. SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë më herët ditën e sotme ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion. Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaçme, ILD-ja është bërë institucioni i tretë që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë Komision.

Edhe Gjykata e Lartë ka shprehur se nuk do të marrë pjesë në Komisionin Antikorrupsion të Partisë Socialiste. Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin.

Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.

keshilli i larte gjyqesor komisioni antikorrupsion

Sondazh

Poll