Dje kreu ndërhyrje kirurgjikale në QSUT për "hernie inguinale", Rama del nga spitali
Edi Rama TIRANA- Pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu dje në QSUT për 'hernie inguinale', mësohet se kryeministri Edi Rama ka ...
Në një reagim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka theksuar se nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit.
TIRANË- Prokuroria e Përgjithshme është bërë institucioni tjetër i drejtësisë që ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Në një reagim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme ka theksuar se nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit.
Reagimi i Plotë:
Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtesisë.
Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij.
Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Por institucionet e drejtësisë duke nisur nga Gjykata Kushtetuese, SPAK, ILD, Gjykata e Lartë kanë refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.
Edi Rama TIRANA- Pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu dje në QSUT për 'hernie inguinale', mësohet se kryeministri Edi Rama ka ...
Rama me mjekët TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kaluar natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas nd&eum...
Donald Trump dhe Belind Këlliçi SHBA- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar...
Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula ka folur rreth aksionit opozitar ditën e sotme në Kuvend, ku pati përplasje...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha mbrëmjen e sotme se kërkesa themelore e opozit...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që...
ina zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentuar përplasjet e sotme në parlament dhe vendimin Sekretariatit t&...
foto ilustruese ITALI- Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar...
pamje nga spoti TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtar...
kuvendi TIRANË- Seanca e sotme plenare e cila zgjati jo më shumë 30 minuta, u zhvillua vetëm me praninë e mazhorancë...