Politike

EMRAT/ Prezenca e tyre mundësoi hapjen e seancës plenare, kush janë dy deputetët e opozitës që u futën sot në Kuvend?

Deputetët e tjerë të opozitës, mes tyre edhe ata të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës tentuan ditën e sotme që të hyjnë në sallën e Kuvendit. Por nuk janë lejuar nga garda, duke krijuar një skenë kaosi para parlamentit.

3 Tetor 2024, 19:46 Nga r.ll

 

EMRAT/ Prezenca e tyre mundësoi hapjen e seancës plenare, kush
kuvendi

TIRANË- Seanca e sotme plenare e cila zgjati jo më shumë 30 minuta, u zhvillua vetëm me praninë e mazhorancës dhe të vetëm dy deputetëve të opozitës. 

Deputetët e PDIU, Nusret Avdulla dhe Gëzim Ademaj, ndryshe nga kolegët e tyre opozitarë, janë futur në sallë duke i siguruar kështu PS-së shumicën për hapjen e seancës. Prezenca e tyre bëri që të arrihet numri minimal i deputetëve për të nisur seancën plenare.

EMRAT/ Prezenca e tyre mundësoi hapjen e seancës plenare, kush
pjesmarrja sot ne kuvend

Deputetët e tjerë të opozitës, mes tyre edhe ata të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës tentuan ditën e sotme që të hyjnë në sallën e Kuvendit. Por nuk janë lejuar nga garda, duke krijuar një skenë kaosi para parlamentit. Mes kaosit të krijuar ka pasur dhe përplasje fizike mes deputetëve opozitarë dhe atyre të maxhorancës, të cilët nuk janë lejuar në hyjnë në Kuvend. Ndërkohë socialistët vetëm me votat e tyre miratuan projektligjet që ishin në rendin e ditës.

nusret avdulla gezim ademaj

Sondazh

Poll