Politike

Përplasjet në Kuvend/ "Nuk mund të akuzohemi si turmë", Zhupa: Me dhunuesit e Kushtetutës nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë

Ajo tha se maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Olta Xhaçkës.

3 Tetor 2024, 21:34 Nga r.ll
Përplasjet në Kuvend/ "Nuk mund të akuzohemi si
ina zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentuar përplasjet e sotme në parlament dhe vendimin Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Kuvendi.

Zhupa theksoi se grupi i PD-së është dënuar si turmë nga ana e Sekretariatit të Etikës dhe sipas saj, është një dënim politik. E ftuar në News24, ajo tha se maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Olta Xhaçkës. Sipas saj, nuk mund të ketë normalitet me dhunuesit e Kushtetutës.

"Ne jemi votuar për të qenë në parlament, por kur në parlament respektohet Kushtetuta e ligji. Maxhoranca votoi kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca pengoi drejtësinë me mandatin e Xhaçkës. Parlamenti çon në burg një deputet me mandat, nuk mbledh Këshillin e Mandateve. Me dhunuesit e Kushtetueses nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi ndaj nesh ishte politik. Ne nuk mund të akuzohemi si turmë. Edi Paloka nuk ka qenë fare në asnjë veprim të paligjshëm, thjesht ka lëvizur karrigen. Ne sot thjesht donim të futeshim në parlament.", u shpreh Zhupa. 

ina zhupa

Sondazh

Poll