3 Tetor 2024, 21:47
Nga r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka komentuar mbrëmjen e sotme mesazhet shantazhuese që i kanë ardhur në aplikacionin “Signal”. I ftuar në Opinion, Bardhi tha se këto mesazhe janë një sajesë dhe lidhen me denoncimet e tij në Kuvend për përgjimet në "Sky Ecc". I pyetur se për çfarë përgjimesh bëhen fjalë, Bardhi tha se bëhet fjalë për të dhëna që nuk janë publikuar deri më tani, sepse sipas tij mbrohen nga sekreti hetimor.
“Del e provuar se si eksponentë të rëndësishëm të mazhorancës jo vetëm bashkëpunojnë, të nivelit shumë të lartë, anëtarë qeverie mes tyre patjetër, se si ndihmojnë eksponentë tashmë publikë dhe të provuar nga SPAK të krimit të organizuar në çështjet që ata kanë me drejtësinë. Ndërhyjnë në prokurorë, në punonjës të policisë”, shtoi Bardhi.
Ai tha se nuk i ka publikuar këtë të dhëna, të cilat sipas tij edhe SPAK i disponon, për t’i lënë prokurorisë kohën e nevojshme që të bëjë punën e saj. Por nëse prokuroria nuk vepron, Bardhi tha se të dhënat do të publikohen për shkak të interesit të lartë publik që kanë.
“Të jeni të sigurt që të dhënat do të bëhen publike sepse prevalon interesi publik. Nëse ka në këtë vend prokurorë që duan të fshehin lidhjet mes krimit dhe qeverisjes, faktin që eksponentë të rëndësishëm me pushtet në Shqipëri ndihmojnë apo ndërhyjnë për të ndihmuar eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar që atyre të mos i cënohet fjala vend pasuria kjo përbën çështje me interes publik dhe unë jam në politikë për të mbrojtur interesin publik. Po i jap kohën e nevojshme prokurorisë për të bërë detyrën e vet. Dua që institucionet të funksionojnë sipas rregullave të këtij vendi. Nëse dështojnë të përmbushin misionin e tyre unë do të përmbush misionin si përfaqësues i qytetarëve. Nëse SPAK i duhet një vit që të lexojë atë që ka, do marr mesazhin patjetër që këtu ka një tentativë të qartë nga prokuroria për ti fshehur këto të dhëna”, tha Bardhi.
gazment bardhi
Politike
3 Tetor 2024, 21:34
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentuar përplasjet e sotme në parlament dhe vendimin Sekretariatit t&...
Politike
3 Tetor 2024, 20:47
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Komisionet e Politikës së Jashtme në Senat dhe në Dhomën e Deputetëve në Itali kanë miratuar...
Politike
3 Tetor 2024, 20:06
r.ll
pamje nga spoti
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtar...
Politike
3 Tetor 2024, 19:46
r.ll
kuvendi
TIRANË- Seanca e sotme plenare e cila zgjati jo më shumë 30 minuta, u zhvillua vetëm me praninë e mazhorancë...
Politike
3 Tetor 2024, 19:55
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbrështetësve t&e...
Politike
3 Tetor 2024, 19:10
r.ll
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, em&eum...
Politike
3 Tetor 2024, 18:44
r.ll
foto nga protesta sot
SHBA- Media prestigjioze ndërkombëtare "Associated Press" i ka kushtuar një tjetër artikull revoltës dhe pro...
Politike
3 Tetor 2024, 17:50
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar mos marrjen pjesë të SPAK, ILD, Gjykatë Kus...
Politike
3 Tetor 2024, 16:13
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me përplasjet dhe tensionet e krijuara në pa...
Politike
3 Tetor 2024, 15:36
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të is...