Politike

FOTO/ "Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje!" Këlliçi takim me Donald Trump: Gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët

Krahas fotove, Këlliçi shkruan se pavarësisht fushatës intensive, Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

4 Tetor 2024, 07:23 Nga M.B
FOTO/ "Zero lekë, vetëm 1 buzëqeshje!"
Donald Trump dhe Belind Këlliçi

SHBA- Drejtuesi politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka takuar ish-presidentin dhe aktualisht kandidatin republikan për presidencialet në SHBA, Donald Trump. Krahas fotove, Këlliçi shkruan se pavarësisht fushatës intensive, Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. 

Ai shton se shpreson që foton e realizojnë në Shqipëri, kombin që, sipas tij, në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë. Gjithashtu Këlliçi thotë se për takimin dhe foto me Trump nuk u pagua para.

POSTIMI:

Foto e vitit
Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!
Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Për kureshtarët: Kosto???
ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje.

belind këlliçi

Sondazh

Poll