3 Tetor 2024, 19:55
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbrështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha deputetët e opozitës, sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës.
Ai tha se deputetët e opozitës dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos. Berisha theksoi se qëndrimi i deputetëve, shembulli i tyre personal duhet të jetë frymëzim për çdo qytetare e qytetar.
Fjala e Berishës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju guximtarëve, misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të kauzës së dinjitetit, kauzës së lirisë, kauzës së votës së lirë, shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin anëkënd vendit të vërtetat që censuron regjimi i narkoshtetit, diktatura e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.
Një përshëndetje të përzemërt deputetëve të opozitës, të cilët sot i treguan me gjestet dhe aktet e tyre burrërore, shqiptarëve dhe botës se kush është Noriega i Ballkanit dhe Europës. Se kush janë anëtarët e organizatës së tij kriminale. Dëshmuan me revoltën e tyre se narkoshteti ka zëvendësuar shtetin ligjor, Kushtetutën me kodin e mafies, pushtetin e padrinos. Të dashur miq, ju i patë vetë skenat para parlamentit se si mëkatarët, të trembur nga krimet e tyre, silleshin si klandestinë para guximit të deputetëve tanë.
Qëndrimi i deputetëve, shembulli i tyre personal duhet të jetë frymëzim për çdo qytetare e qytetar. Duhet të jetë një apel, një kushtrim për guximin e çdo demokrati e demokrateje, të përballemi me këta pushtetarë që nuk njohin ligj, nuk njohin Kushtetutë, nuk njohin moral dhe që janë të aftë të kryejnë çdo krim, të bëjnë çdo vjedhje vetëm e vetëm për interesat e pushtetit të tyre.
berisha opozita
Politike
3 Tetor 2024, 19:10
r.ll
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, em&eum...
Politike
3 Tetor 2024, 18:44
r.ll
foto nga protesta sot
SHBA- Media prestigjioze ndërkombëtare "Associated Press" i ka kushtuar një tjetër artikull revoltës dhe pro...
Politike
3 Tetor 2024, 17:50
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar mos marrjen pjesë të SPAK, ILD, Gjykatë Kus...
Politike
3 Tetor 2024, 16:13
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me përplasjet dhe tensionet e krijuara në pa...
Politike
3 Tetor 2024, 15:36
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të is...
Politike
3 Tetor 2024, 14:59
r.ll
gjykata e larte
TIRANË- Pas Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës Kushtetuese dhe Insitucionit të Lartë të Drejtë...
Politike
3 Tetor 2024, 14:50
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se ligjvënësit e opozitës nuk duan kurrë të jenë në ato sit...
Politike
3 Tetor 2024, 13:06
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend ka shkuar në Presidencë...
Politike
3 Tetor 2024, 12:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputet&e...
Politike
3 Tetor 2024, 12:36
I.A
Niko Peleshi dhe i moshuari qe ka nderruar jete
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi dy ditë më parë...