3 Tetor 2024, 19:10
Nga r.ll

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme në tubimin poshtë banesës së tij, emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Berisha tha se Ilir Proda duhet ta kishte mbiemrin Shullazi, sepse sipas tij në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës "së narkokomisarëve të lidhur me krimin". Lideri i opozitës po ashtu nuk la pa kujtuar protestën e 7 tetorit, të cilën e cilësoi si dita e mosbindjes civile.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të dashur miq, Shqipëria e burgjeve politike është Shqipëria që lëngon. Është Shqipëria që përzën nga trojet e saj shqiptarët pasivisht. Është Shqipëria që vidhet dhe plaçkitet. Është Shqipëria që sundohet nga mafia, krimi, që vendosin në rrugë, në qeveri, në gjykata, në polici, në prokurori, në parlament dhe kudo.
Bandat më të rrezikshme të Shqipërisë përzgjodhën për ministër rendi bastardin e familjes Hoxha, diktatorit mizor, famëzi në të gjithë botën dhe të gjitha kohërat.
Bandat, familjet e mafies emëruan drejtorin e përgjithshëm të policisë, famozin Proda, që mbiemër duhej ta kishte Shullazi.
I cili, në dokumentet zyrtare figuron në krye të listës së narkokomisarëve të lidhur me krimin, me mbjelljen e drogës, me prishje provash.
Si shërbëtor lake i bandave. Miqtë e mi, shteti i drogës, narkoshteti është një kalbësirë që nuk mund t’i rezistojë kurrë fuqisë së revoltës së qytetarëve. Nuk mund t’i rezistojë kurrë guximit të qytetarëve të zemëruar. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve të plaçkitur, të vjedhur. Nuk mund t’i rezistojë kurrë zemërimit të qytetarëve shqiptarë që duan të votojnë të lirë, që duan që me votën e tyre të përcaktojnë të ardhmen e tyre njëlloj si kombet e tjera.
Ndaj dhe 7 tetori është dita e revoltës. Është dita e kushtrimit. Është dita e mosbindjes civile. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë!
sali berisha
Politike
3 Tetor 2024, 18:44
r.ll
foto nga protesta sot
SHBA- Media prestigjioze ndërkombëtare "Associated Press" i ka kushtuar një tjetër artikull revoltës dhe pro...
Politike
3 Tetor 2024, 17:50
r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar mos marrjen pjesë të SPAK, ILD, Gjykatë Kus...
Politike
3 Tetor 2024, 16:13
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me përplasjet dhe tensionet e krijuara në pa...
Politike
3 Tetor 2024, 15:36
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të is...
Politike
3 Tetor 2024, 14:59
r.ll
gjykata e larte
TIRANË- Pas Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës Kushtetuese dhe Insitucionit të Lartë të Drejtë...
Politike
3 Tetor 2024, 14:50
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se ligjvënësit e opozitës nuk duan kurrë të jenë në ato sit...
Politike
3 Tetor 2024, 13:06
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend ka shkuar në Presidencë...
Politike
3 Tetor 2024, 12:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputet&e...
Politike
3 Tetor 2024, 12:36
I.A
Niko Peleshi dhe i moshuari qe ka nderruar jete
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi dy ditë më parë...
Politike
3 Tetor 2024, 12:10
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë një pyetje publike krye...