3 Tetor 2024, 17:50
Nga r.ll
agron gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka komentuar mos marrjen pjesë të SPAK, ILD, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në Komisionin Anti-Korrupsion, të krijuar nga PS dhe do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj. Gjekmarkaj shkruan se ky ishte reagimi i parë pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe se ndërkombëtarët po flasin.
"Reagimi i parë pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji është i qartë, ndërkombëtarët po flasin. Institucionet e drejtësisë si Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë dhe SPAK e refuzojnë komisionin Xhafa.", shkruan Gjekmarkaj në postimin e tij në Facebook.
SPAK në përgjigjen pas interesimit të mediave ka theksuar se prokurorët unanimisht kanë vendosur që nuk është e nevojshme pjesëmarrja në nivel ekspertësh. Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë më herët ditën e sotme ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion. Pas Gjykatës Kushtetuese dhe Prokurorisë së Posaçme, ILD-ja është bërë institucioni i tretë që ka refuzuar të marrë pjesë në këtë Komision. Edhe Gjykata e Lartë ka shprehur se nuk do të marrë pjesë në Komisionin Antikorrupsion të Partisë Socialiste. Në letrën drejtuar Fatmir Xhafajt, firmosur nga kryetari i gjykatës së Lartë Sokol Sadushi argumentohet se nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm por se janë gati të japin opinionin. Në Komisionin, që drejtohet nga deputeti Fatmir Xhafaj, nuk ka marrë pjesë asnjë deputet i opozitës. Xhafaj, pas rekomandimeve të ambasadës amerikane, në kërkesën e tij drejtuar institucioneve që ushtrojnë funksione në fusha me risk për korrupsion të përcaktojnë përfaqësuesit e tyre që do të veprojnë pranë nëngrupeve të komisionit. Ditën e djeshme dhe Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ftesën e Kuvendit për tu bërë pjesë e Komisionit Anti-Korrupsion.
agron gjekmarkaj komisioni antikorrupsion
Politike
3 Tetor 2024, 16:13
r.ll
ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me përplasjet dhe tensionet e krijuara në pa...
Politike
3 Tetor 2024, 15:36
r.ll
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të is...
Politike
3 Tetor 2024, 14:59
r.ll
gjykata e larte
TIRANË- Pas Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës Kushtetuese dhe Insitucionit të Lartë të Drejtë...
Politike
3 Tetor 2024, 14:50
I.A
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti demokrat Dashnor Sula tha se ligjvënësit e opozitës nuk duan kurrë të jenë në ato sit...
Politike
3 Tetor 2024, 13:06
E. D
Elisa Spiropali
TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend ka shkuar në Presidencë...
Politike
3 Tetor 2024, 12:52
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
TIRANA- Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputet&e...
Politike
3 Tetor 2024, 12:36
I.A
Niko Peleshi dhe i moshuari qe ka nderruar jete
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi dy ditë më parë...
Politike
3 Tetor 2024, 12:10
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka bërë një pyetje publike krye...
Politike
3 Tetor 2024, 12:08
I.A
TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga...
Politike
3 Tetor 2024, 11:35
M.B
Kuvendi
TIRANA- Menjëherë pas përfundimit të aksionit opozitar para Kuvendit, ku pati kaos, specialistët kriminalistë s&...