Aktualitet

Shkoi të hapte lokalin, 45-vjeçarit në Korçë i bëjnë pritë dhe e masakrojnë me thikë. Motra: Kush e vrau? (EMRI+VD)

19 Dhjetor 2019, 07:25 Nga DOSJA
Shkoi të hapte lokalin, 45-vjeçarit në Korçë i

KORÇË- Një 45-vjeçar është gjetur sot i pajetë në Korçë pranë lokalit të tij në fshatin Mbroje. Dosja.al ka mësuar detaje të reja dhe bëhet me dije viktimâ është Flamur Duci.

Po ashtu mësohet se vdêkja e tij nuk ka qenë natyrale, por dyshohet të ketë qëlluar me mjet prerës, pasi është gjetur me shenja në trup. Deri tani mësohet se 45-vjeçari është vrârë mëngjesin e sotëm teksa ka shkuar të hap lokalin e tij dhe i është bërë pritë duke e masakruar me thikë.

Dosja.al mëson se autorët kanë tentuar të djegin 45-vjeçarin dhe më pas e kanë qëlluar disa herë me thikë. Po ashtu fqinjët janë shprehur se Duci prej dy vitesh është divorcuar dhe ata kanë hedhur dyshime se vrasja mund të jetë bërë nga familjarët e ish-gruas. 

 “Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur duci krimi ne mbroje policia korçe vrasje ne korce flamur duci krimi ne mbroje policia korçe vrasje ne korce

Sondazh

Poll