Aktualitet

VIDEO/ A do arrâtisesh? Salianji tregon ç’do bëjë pas vendimit të Apelit: Kam rrêzikuar jetën….

18 Dhjetor 2019, 22:27 Nga DOSJA
VIDEO/ A do arrâtisesh? Salianji tregon ç’do bëjë

TIRANË– Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është dënuar me 1 vit burgim sot nga Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës për akuzën e kallëzimit të rremë, por nuk do të qëndrojë në burg deri në vendimin e Gjykatës së Apelit nëse jepet i njëjti dënim.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Salianji është pyetur nga Blendi Fevziu nëse do të arratiset në rast se Apeli e dënon sërish me burg.

Blendi Fevziu: Në rast se dhe Gjykata e Apelit ju njeh fajtor, do të shkoni në burg apo do të arratiseni?

Ervin Salianji: Pa diskutim që do të shkoj në çfarëdo lloj burgu që do të japë Gjykata dhe do ta bëj burgun ashtu siç kanë sakrificë qindra mijëra njerëz për të vërtetën, për të drejtën dhe për të mundur mafian dhe krimin e organizuar. Nuk ka diskutim fare kjo.

Blendi Fevziu: Nuk është kaq e lehtë burgu saç e thua në studio.

Ervin Salianji: Po pse denoncimi i këtyre është e lehtë? Pse të hysh mes parcelave me kanabis është  e lehtë? Unë kam rrezikuar jetën, jo me burgun.

Blendi Fevziu: Pra, nëse do marri dhe Apeli, jeni i gatshëm të shkoni në burg?

Ervin Salianji: Pa diskutim, deri sa të shkojë në Gjykatën e Strasburgut, të kaloj të gjithë shkallët e gjyqësorit këtu dhe të fitoj pafajësia dhe do të dalë e drejta. Pa asnjë diskutim. Kur kam hyrë mes parcelave me kanabis unë, ka qenë e lehtë?

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

Vetë Salianji u shpreh se çështjen në fjalë do ta ankimojë deri në Strasburg për të fituar të drejtën. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e cilësoi të padrejtë këtë vendim teksa shtoi se gjyqtari Artan Gjermeni është anêtar i bandês së Lushnjës.

Marrë nga Tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me burg ervin salianji ervin salianji denohet me burg ervin salianji ervin salianji

Sondazh

Poll