“Do dalësh në ajrosje”, Fevziu batuta me Salianjin pasi u dënûa me një vit bûrg: Në cilin do jesh? Ish-deputeti: Duhe
18 Dhjetor 2019, 21:37Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu ka bërë shaka dhe humor me ish-deputetin Ervin Salianji, i cili ditën e sitme u dënûa me një vit bûrg nga Gjykata për dosjen “Babale”. I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji shpjegoi dhe sqaroi variantin e tij në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata, të cilin ai e konsideron të padrejtë.
Por, sapo nisi emisioni, Fevziu nisi të bënte shaka, duke i thënë Salianjit se në cilin bûrg do të shkojë dhe sa shpejt do të dalë në ajrosje.
Biseda në studio
Fevziu: Një vit bûrg, jeni politikani i dytë pas dënimit të Spiro Kserës, rreth katër vjet më parë dhe ndshta një nga katër-pesë politkaknët që në këtë vend janë dënuar me burg. Që do të thotë që ju nuk do të shkoni burg sot apo jo?
Salianji: Jo, sot jo por sipas Gjykatës unë duhet të isha në bûrg që para dy vitesh, që nga publikimi. Dhe nga ana tjetër ka një gjë tjetër. Pritet vendimi i Gjyajtës së Apelit.
Fevziu: E keni apeluar?
Salianji: Do e apelojmë, por presim të zbardhet vendimi
Fevziu: Që do të thotë, Salianji, se nëse edhe Apeli vendos se jeni fajtor dhe lë në fuqi vendimin shkallës së parë, ju do të shkoni në bûrg?
Salianji: Po patjetër, nëse institucioni e thotë këtë, do ndodhë. Dhe s’ka ndonjë gjë.
Fevziu: E ka caktuar edhe bûrgun?
Salianji: Po, burg i sigurisë së ulët, por ç’rëndësi ka kjo…
Favziu: Jo, ka sepse do dilni më shpesh në ajrosje dhe keni më shumë…
Salianji: Nuk e di si funksionojnë këto, por do jetë bûrg. Ata do kishin pasur dëshirë me pushkatim, por nuk ja dolën dot…
Gjykata Penaleka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.
Vetë Salianji u shpreh se çështjen në fjalë do ta ankimojë deri në Strasburg për të fituar të drejtën. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e cilësoi të padrejtë këtë vendim teksa shtoi se gjyqtari Artan Gjermeni është anêtar i bandês së Lushnjës.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka treguar se si është joshur dhe kërcënuar pak kohë përpara se të publikonte materialet për dosjen “Babale”, material ...
TIRANË– Shoqata e gazetarëve nuk është ndalur edhe pas miratimit në Kuvend të paketës Anti-shpifje. Në një njoftim zyrtar, ata shprehen se do të nisin një ...
TIRANË– Qendra Europiane për lirinë e medies dhe shtypit ka reguar, lidhur me miratimin e paketës anti-shpifje ditën e sotme në Kuvend. Përmes një statusi ...
VLORË– Shëtitorja e Lungomares në Vlorë ka mbetur e gjitha në errësirë. Dosja.al mëson se kjo ngjarje ka ardhur pasi disa persona, ende të paidentifikuar k...
FRANCË- ‘Gazetaria nuk është krim’. Me pankarta në duar, disa qindra njerëz u mblodhën përpara parlamentit këtë të mërkurë në mëngjes. Ata protestuan kundë...
ITALI– Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi vodhi një smartphone në një qendër tregtare. Mësohet se 34-vjeçari shqiptar i hoqi pajis...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me 72 vota dhe 10...
VLORË– Një 65-vjeçar me inicialet P.S. ka rënë nga tarraca e pallatit ku banonte, në Vlorë. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se personi në fjalë k...