Aktualitet

“Do merremi personalisht me ty”/ U dënûa me bûrg, Salianji tregon joshjen nga bândat: M’u afruan haptazi, e kuptuan pa

18 Dhjetor 2019, 21:23 Nga DOSJA
“Do merremi personalisht me ty”/ U dënûa me bûrg,

TIRANË– Ish-deputeti Ervin Salianji ka treguar se si është joshur dhe kërcënuar pak kohë përpara se të publikonte materialet për dosjen “Babale”, material për të cilin Gjykata e dënoi sot me një vit bûrg.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji tha se para se të publikonte materialet ka dalë publikisht me pyetje dhe personat e përfshirë në këtë dosje e kanë kuptuar që ai kishte diçka të fortë. Më pas, sipas ish-deputetit, i kanë ardhur ofertat joshëse dhe kërcënimet, në mënyrë që materialet e kësaj dosjeje të mos bëheshin publike.

Më bënë joshje qartazi. Bândat të Xhafajt dhe të tjerave. Kanë sjellë fjalë nëpërmjet njerëzve. Para se ne ta publikonim materialin bëhet fjalë. Kanë sjellë kërcënime ose joshje, qartë: Nëse ti na hyn në familje dhe merresh me ne, do të merremi personalisht me ty!

Ashtu siç po ndodh, por ne nuk trembemi. E dine edhe drejtuesit e maxhorancës këtë gjë. Ata e kuptuan sepse ne dolëm me pyetje ditët e para dhe e kuptua që ne kishim diçka. Unë nuk e njoh personalisht, kam takuar njerëz që rrinë rrotull, ish-drejtues policie dhe u kanë thënë këtë gjë,”– tha Salinji.

Gjykata Penale ka dënuar me 1 vit bûrg ish-deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin janë dënuar edhe të personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), është dënuar me 2 vite bûrg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj bûrg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi është dënuar me 5 muaj bûrg, që i konvertohet në 100 orë punë në komunitet.

Vetë Salianji u shpreh se çështjen në fjalë do ta ankimojë deri në Strasburg për të fituar të drejtën. Edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike e cilësoi të padrejtë këtë vendim teksa shtoi se gjyqtari Artan Gjermeni është anêtar i bandês së Lushnjës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denohet me burg ervin salianji dosja babale ervin salianji denohet me burg ervin salianji dosja babale ervin salianji

Sondazh

Poll