Aktualitet

VIDEO/ E braktisi gruaja në mesnatë, Hekuran Koçi kërkon para për divorcin: Më iku nga dysheku, s’kam lekë ta heq nga t

18 Dhjetor 2019, 20:26 Nga DOSJA
VIDEO/ E braktisi gruaja në mesnatë, Hekuran Koçi kërkon

DIBËR– Hekuran Koçi është një burrë që banon në fshatin Kërçisht i Epërm në Njësinë Administrative Maqellarë të Bashkisë Dibër.

Në një prononcim përpara kamerave, Koçi bën apel për ndihmë ndaj shtetit dhe shprehet se nuk ka para të paguajë gjykatat për divorcin nga bashkëshortja e tij.

Ai tregon gjithashtu se si gruaja e tij, para gjashtë muajsh, iku dhe e la pa i thënë asgjë duke i lënë në shtëpi katër fëmijët. Për Hekuran Koçin, bashkëshortja nuk ka më vend në familjen e tij pasi as fëmijët nuk e pranojnë, ndaj dhe kërkon vetëm që ta heqë nga trungu familjar.

Hekurani thotë se për disa kohë kërkoi ndihmën e policisë për ta gjetur, por kur kjo e fundit nuk pati rezultat, kërkon nisjen e procesit të divorcit.

“Vetëm ka bërë largimin bashkëshortja ime, s’e di se ku është. Ka gjashtë muaj që ka ikur. Nuk e di ku ndodhet. Kam bërë denoncimin, as fëmijët e vet nuk e dinë se ku ndodhet. U çova në mëngjes dhe vajza më tha: Ka ik mami! ‘Ou’ thashë. Unë fleja me të, por s’ma mori mednja të më ikte nga dysheku. Është zhdukur pa nam e pa nishan. S’kam asnjë të dhënë për të. I bëj apel shtetit të më ndihmojë se nuk kam lekë të paguaj gjykatën për ndarjen. I thonë 500 mijë lekë, unë 70 mijë lekë asistencë kam. E marr çdo datë 5,”- shprehet Hekuran Koçi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banori ben apel per divorcin hekuran koci banori ben apel per divorcin hekuran koci

Sondazh

Poll