Aktualitet

Qendra Europiane për Lirinë e Medies: I kërkojmë presidentit Meta të mos dekretojë ndryshimet ligjore

18 Dhjetor 2019, 21:08 Nga DOSJA
Qendra Europiane për Lirinë e Medies: I kërkojmë presidentit

TIRANË– Qendra Europiane për lirinë e medies dhe shtypit ka reguar, lidhur me miratimin e paketës anti-shpifje ditën e sotme në Kuvend. Përmes një statusi në Twitter Qendra Europiane dënon ndryshimet në ligjin për medien, të cilat u miratuan nga Parlamenti shqiptar. Ato i kërkojnë presidentit Meta të mos i dekretojë ndryshimet ligjore, pasi sipas tyre ato cënojnë cënojnë lirinë e medias në Shqipëri.

Ne dënojmë ndryshimet në ligjin për median, të cilat sapo u miratuan nga Parlamenti shqiptar. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës @coe dhe @Dunja_Mijatovic @CommissionerHR.

Ne i kërkojmë presidentit që të mos i dekretojë ndryshimet ligjore sepse ato do të cënojnë lirinë e medias në Shqipëri. Ne do të vazhdojmë të mbështesim gazetarët dhe aktivistët në Shqipëri”, shkruan Qendra Europiane për lirinë e medies.

Deklarata vjen pas seancës maratonë në Kuvend, që u finalizua me votimin e paketës Anti-Shpifje, buxhetit për vitin 2020 dhe zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë. Kryeministri tha se Shqipëria është bazuar tek ligjet e Bashkimit Evropian, teksa nuk kurseu as ironitë dhe talljet për gazetarët që kanë dalë hapur kundër paketës, ndërkohë që u përfshi në një replikë me Rudina Hajdarin, si ‘opozitën’ e vetme sot në Kuvend.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet miratohet paketa antishpifje paketa antishpifje qendra europiane për lirinë e medies miratohet paketa antishpifje paketa antishpifje qendra europiane për lirinë e medies

Sondazh

Poll