Aktualitet

Kuvendi miraton me 72 vota shkarkimin e Arben Malajt, si anëtari i Këshillit Mbikqyrës të BSH (VD)

18 Dhjetor 2019, 18:20 Nga DOSJA
Kuvendi miraton me 72 vota shkarkimin e Arben Malajt, si anëtari i

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme plenare shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me 72 vota dhe 10 kundër Malaj pezullohet përfundimisht nga detyra në BSH.

Me propozim të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave vendosi më 5 dhjetor të pezullojë Arben Malajn nga detyra anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me argumentin se gjatë vitit 2018 deri në korrik 2019 kishte pasur dalje konstante në media duke bërë deklarata politike që nuk i shërbejnë publikut dhe në kundërshtim me kompetencat që ka një anëtar i Këshillit. Ky vendim është kundëtshtuar nga Malaj, i cili tha se karrigen mund t’ja marrin, por jo integritetin si person.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ps shkarkon arben malaj seanca plenare 18 dhjetor 2019 shkarkohet arben malaj ps shkarkon arben malaj seanca plenare 18 dhjetor 2019 shkarkohet arben malaj

Sondazh

Poll