Sport

Luis Enrique “konfliktohet” me median, refuzon të përgjigjet për taktikat e tij…

Pas humbjes kundër Arsenalit në Champions League (0-2), trajneri i PSG-së, Luis Enrique, fillimisht heshti për temën e Ousmane Dembélé, përpara se të refuzonte të zgjeronte taktikat e tij në mikrofonin e Canal +.

2 Tetor 2024, 10:30 Nga DOSJA

Luis Enrique “konfliktohet” me median, refuzon të

ANGLI - Pas humbjes së Paris-SG në fushën e Arsenalit (0-2), mbrëmjen e kësaj të marte, për ditën e dytë të Champions League, Luis Enrique foli në mikrofonin e Canal+ dhe fillimisht nuk donte të thoshte asgjë, qoftë edhe një fjalë, për mungesën e Ousmane Dembélé.

Më pas, i pyetur për parimet e tij taktike, ai nuk pranoi të shtjellonte temën: “Jo, nuk kam ndërmend të shpjegoj taktikat e mia, sepse ju nuk do t'i kuptonit ato. Shumë gjëra do të duhet të korrigjohen, por nuk do ta shpjegoj,”- u shpreh ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll