Sport

Kartoni i kuq për Bruno Fernandes! United fiton apelin, i hiqet pezullimi portugezit

Mesfushori u penalizua për të vuajtur një pezullim prej 3 ndeshjesh

2 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Kartoni i kuq për Bruno Fernandes! United fiton apelin, i hiqet pezullimi

ANGLI - Bruno Fernandes në përballjen e Manchester United ndaj Tottenhamit u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes në minutën e 42-të, duke marrë të kuqe direkt.

Megjithatë, mesfushori portugez në fakt ishte përfshirë vetëm në një kontakt të rastësishëm me Maddison, i cili u godit në këmbë pasi rrëshqiti.

Vetë mesfushori sulmues i Tottenhamit ia kishte bërë të qartë kolegut. se nuk e meritonte atë masë, por gjyqtari ishte nxituar dhe e kishte marrë vendimin

Mesfushori u penalizua për të vuajtur një pezullim prej 3 ndeshjesh dhe të humbiste ndeshjet kundër Aston Villa, Brentford dhe West Ham, por “Djajtë e Kuq” fituan apelimin dhe për këtë arsye, portugezi do të jenë rregullisht në dispozicion të Ten Hag.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Manchester United (@manchesterunited)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll