Sport

VIDEO / Sparta e Pragës merr pikë edhe ndaj Stuttgartit, Laçi aktivizohet në formacion!

Tjetër humbje e rëndë për skuadrën austriake të Salzburgut, e cila pësoi plot katër gola (4-0) nga ekipi francez i Brestit.

1 Tetor 2024, 20:58 Nga DOSJA
VIDEO / Sparta e Pragës merr pikë edhe ndaj Stuttgartit, Laçi

GJERMANI - Skuadra e Qazim Laçit, Sparta e Pragës, merr një tjetër rezultat befasues në Champions Leagua.

Pas triumfit bindës ndaj Salzburgut në ndeshjen e parë, ekipi i kryeqytetit çek, ku përveç mesfushorit të përfaqësueses së Shqipërisë aktivizohet edhe lojtari dardan, Albion Rrahmani, mori një pikë me shumë vlerë në fushën e Stuttgartit.

Edhe pse u gjend në disavantazh që në minutën e 7-të, falë golit të Millot, Sparta e Pragës ia doli të barazonte në minutën e 32-të me Kairinen. Në fushë nga stoli u hodh edhe Ermal Krasniqi në minutën e 81-të

Gjatë pjesës së dytë, me gjithë përpjekjen e skuadrës vendëse, rezultati mbeti i pandryshuar. Sparta e Pragës, me këtë sukses shkon në kuotën e katër pikëve në dy ndeshje.

Tjetër humbje e rëndë për skuadrën austriake të Salzburgut, e cila pësoi plot katër gola (4-0) nga ekipi francez i Brestit. Spikati me dygolësh Sima, ndërkohë që shënuan edhe Camara e Pereira Lage.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll