Sport

Ramos-Zamalek, tym i zi: Janë tepër të larta kërkesat e spanjolit për egjiptianët...

Ndërkohë Ramos vazhdon të stërvitet i vetëm, për të mos humbur formën dhe të jetë gati në rast se do të vijë një ofertë tërheqëse në aspektin sportiv dhe ekonomik.

1 Tetor 2024, 18:08 Nga DOSJA

Ramos-Zamalek, tym i zi: Janë tepër të larta kërkesat e

EGJIPT - Mes shumë lojtarëve që mund të nënshkruajë si lojtar i lirë, është një emër veçanërisht i rëndësishëm.

Është Sergio Ramos: ish-mbrojtësi i Real Madridit, PSG-së dhe Sevillas, ende nuk ka mund të gjejë një skuadër, pavarësisht se nuk ka mungesë ofertash. Megjithatë, askush nuk ka arritur ende ta bindë spanjolin që të rikthehet në lojë.

Ekipi i fundit që provoi, disi çuditërisht, ishte Zamalek, por negociatat tashmë kanë dështuar, siç konfirmuan drejtuesit e klubit egjiptian. Kërkesat financiare të 38-vjeçarit janë shumë të larta për t'u plotësuar.

"Është e vështirë për Sergio Ramos të nënshkruajë për Zamalek tani; nëse do të kishim filluar të bisedonim më herët, do të ishte bërë. Ramos na tregoi vetëm kënaqësinë e lojës në Egjipt,"- tha anëtari i bordit Hani Shoukry.

Ndërkohë Ramos vazhdon të stërvitet i vetëm, për të mos humbur formën dhe të jetë gati në rast se do të vijë një ofertë tërheqëse në aspektin sportiv dhe ekonomik.

Ai luajti sezonin e kaluar me Sevillan dhe hoqi dorë nga shumë para për t'u rikthyer në ekipin, ku u rrit dhe u vendos mes profesionistëve. Ai gjithashtu refuzoi një ofertë të madhe nga Arabia Saudite, duke pritur për të gjetur një marrëveshje më të këndshme.

B.T Dosja.al)

Sondazh

Poll