Sport

VIDEO / Leverkuseni mund Milanin, Interi triumfon ndaj Crvena Zvezdës!

Arsenali mbposhti PSG-n me shifrat 2-0 në Londër, Havertz dhe Saka mjaftguan me dy golat e shënuar që në pjesën e parë

1 Tetor 2024, 22:56 Nga DOSJA
VIDEO / Leverkuseni mund Milanin, Interi triumfon ndaj Crvena Zvezdës!

GJERMANI – Leverkuseni i merr 3 pikët Milanit në ndeshjet e dyta të fazes së grupeve të Champions League.

Gjermanët bën një pjesë të parë thuajse perfekte e megjithatë gjithçka u mbyll në barazim 0-0 në 45 minutat e para. Me fillimin e pjesës së dytë kampionët e Gjermanisë zhbllokojnë ndeshjen në minutën 51-të me Boniface dhe që nga ai moment Milani merr frenat e lojës në dorë.

Kuqezinjtë kontrolluarn gjithçka, por ishin të pafat në disa rase, me goditjen e traversës dhe në disa të tjera portieri i Leverkusenit u shndërrua në heroin e ekipit të tij, duke pritur goditjet e njëpasnjëshme të kuqezinjëve që nuk arritën dot deri në fund të evitonin humbjen.

Ndërkohë skuadra tjetër e Milanos, Interi shkatërroi 4-0 Crvena Zvezdën. Në pjesën e pare mjaftoi goli i Calhanoglu, ndërkohë që në të dytën shënuan edhe 3 herë në portën e serbëve me Arnautoviç, Martinez dhe gjen golin e pare Taremi me fanelën zikaltër.

Arsenali mposhti PSG-n me shifrat 2-0 në Londër. Havertz dhe Saka mjaftuan me dy golat e shënuar që në pjesën e pare për të mos e vënë në diskutim 3 pikëshin në fushën e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll