Politike

PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin/ Vokshi mesazh deputetëve: Çdo mbledhje pa ne është NUL!

Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në grupin e përbashkët të punës, Vokshi shprehet se ka kërkuar që mbledhja mos të zhvillohej pa dëshmimtarë.

1 Tetor 2024, 11:24 Nga M.B
PD bojkoton dhe Komisionin Hetimor për Sterilizimin/ Vokshi mesazh
Albana Vokshi

TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi, i ka kërkuar zv.Kryetarit Plarent Ndreca të ndërpresë punën në Komision. Nëpërmjet një mesazhi të dërguar në grupin e përbashkët të punës, Vokshi shprehet se ka kërkuar që mbledhja mos të zhvillohej pa dëshmimtarë.

Ajo ka akuzuar mazhorancës, që sipas saj, po përndjek mjekët dhe po i urdhëron të vinë në Komision me urdhër. Gjithashtu Vokshi thotë se çdo mbledhje e organizuar pa konsensusin e opozitës nuk do njihet prej tyre dhe do të jetë NUL.

"Përshëndetje kolegë,

Pas refuzimit të kërkesave të përsëritura nga ana ime për të mos u zhvilluar mbledhja e djeshme, dhe zhvillimit të njëanshëm të mbledhjes dhe uzurpimit të drejtimit të Komisionit pa konsensusin e opozitës, ju njoftoj që ne nuk japim më konsensus për t’u zhvilluar mbledhjet e Komisionit Hetimor nën drejtimin e Maxhorances. Cdo mbledhje e organizuar pa konsensusin tonë nuk do njihet prej nesh e do të jetë NUL", shkruan Vokshi.

albana vokshi

Sondazh

Poll