Politike

Takimi me Ministrat e Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, Hasani: Shqipëria e përkushtuar për të vijuar kontributin e saj

Në deklaratën e përbashkët të miratuar në Takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).

1 Tetor 2024, 09:48 Nga M.B
Takimi me Ministrat e Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS,
Foto nga takimi

WASHINGTON- Në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Kundër ISIS, në Washington D.C, më 30 shtator 2024, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani vuri në pah rolin e vendit tonë dhe kontributin ndaj Koalicionit, si dhe konfirmoi se Shqipëria do të vijojë të jetë partnere e përkushtuar në mbështetjen e misionit të tij të luftës kundër ISIS.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në luftën kundër ISIS-it dhe promovimin e shoqërive të hapura dhe harmonike ndërfetare”, nënvizoi ai.
 
Në deklaratën e përbashkët të miratuar në Takim, i cili shënoi 10-vjetorin e Koalicionit, u bëhet thirrje partnerëve që të tërheqin shtetasit e tyre që aktualisht gjenden në kampet e Al-Hojit dhe Rojit, si edhe vijimin e mbështetjes për forcat e sigurisë së Irakut, nëpërmjet vijimit të kontributeve në Misionin e NATO-s (NMI).

Koalicioni Global kundër ISIS është një iniciativë e 10 viteve më parë e ndërrmarë nga Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera që bashkuan forcat për të shkatërruar kalifatin e vetëshpallur të Shtetetit Islamik, i cili në kulmin e tij shtrihej në gati një të tretën e Irakut dhe Sirisë.

igli hasani

Sondazh

Poll